Bypass-i i Fierit – Impakt në turizmin, por dhe për lidhjen e industrive me Durrësin dhe Tiranën

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Në bypass-in e Fierit po punohet me ritëm të lartë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës informon se ka mbaruar vendosja e tombinove dhe po punohet për mbushjen përreth mbikalimeve, shtresave të karrexhatës së djathtë, rrugëve të aksesit, rrugëve paralele e sekondare.

Po ashtu sipas MIE-s po punohet për veshjet me beton të kanaleve të denimit, infrastrukturën e fibrave optike, veshjen e skarpatave me gjelbërim, si dhe mbrojtjen e këmbëve të urës nga erozioni dhe ngritja e nivelit të ujit.

Bypass-et e Fierit dhe Vlorës konsiderohen mjaft të rëndësishëm për lëvizjen drejt jugut të vendit jo vetëm për pjesën turistike, por dhe për lidhjen e shumë industrive me portin e Durrësit dhe Tiranën.

Ndërtimi i bypass-it të Fierit ka një impakt të rëndësishëm edhe në bujqësi, meqenëse Fieri është rajoni më i rëndësishëm i prodhimit bujqësor në vend./a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.