TEKNOLOGJI – ”Nike” nuk do të shesë më produkte tek ”Amazon”

NJU JORK, 17 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kompania ”Nike” anuloi marrëdhëniet me kompaninë me ”Amazon” pasi ky gjigant i veshjeve sportive i jep fund shitjes së drejtpërdrejtë të produkteve të tij binjakut të Jeff Bezos.

Vendimi është pjesë e rishikimit të strategjisë së shitjeve të ”Nike” dhe përfaqëson një shuplakë të rëndë në përpjekjet e ”Amazon” për të tunduar markat e mëdha për t’i bindur ata që të preferojnë platformën e saj për shitje.

Në programin pilot të nënshkruar në vitin 2017, ”Nike” kishte filluar shitjen e një serie të kufizuar të produkteve në ”Amazon” në këmbim të politikave më të rrepta kundër mashtrimeve dhe kufizimeve të shitjeve të paautorizuara.

”Vendimi i ‘Nike’ mund të ndikojë që markat e tjera të distancohen nga ‘Amazon’, por nuk është e qartë nëse do të japë efekt. ‘Nike’ ka forcën dhe hapësirën për të vendosur të ndahet nga gjiganti ‘Amazon’, një luks që markat e tjera nuk e kanë’’, theksuan analistët./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.