SHBA – Miliona dollarë dëme pas një zjarri që përfshiu 2 jahte luksoze në Florida

FLORIDA, 17 nëntor /ATSH-DPA/- Mbi 60 zjarrfikës të qytetit Broward në Florida kanë luftuar rreth katër orë mëngjesin e së shtunës për të shuar zjarret në dy jahtet luksoze, duke shkaktuar një dëm ekonomik me vlerën e  20 milion dollarëve.

Njëra prej anijeve ishte e gjatë rreth 160 metra, ndërsa tjetra rreth 100 metra e gjatë. Të dyja jahtet po i nënshtroheshin restaurimit gjatë kohës kur ra zjarri. Shkaku zyrtar i zjarrit është ende duke u hetuar.

Zjarrfikësit vlerësojnë që dëmi arrin vlerën e rreth 20 milion dollarëve, njëra nga anijet mbante vlerën e 16-18 milion dollarëve, ndërsa tjetra vlerën e 2-4 milion dollarëve.

Me ndihmën e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit, autoritetet po monitorojnë dhe kanë marrë masa për të luftuar çdo kontaminues që mund të derdhet në kanal, siç është nafta.//a.i./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.