BERLIN – “Tesla” investon miliarda euro për ndërtimin e një fabrike të re

BERLIN, 17 nëntor /ATSH-DPA/- Kompania amerikane e prodhimit të automjeteve elektrike “Tesla”ka planifikuar të investojë deri në 4 miliardë euro (4.4 miliardë dollarë) për ndërtimin e një fabrike të re në dalje të Berlinit.

Sipas qeverisë së shtetit gjerman të Brandenburgut, i ashtuquajturi “Gigafactory” i kompanisë Tesla në Gruenheide fillimisht pritet të punësojë 3 000 persona, dhe ky numër mund të rritet në 8 000 pas një procesi të zgjerimit.

Puna për ndërtimin e fabrikës është planifikuar të fillojë në tremujorin e parë të vitit 2020, por kompania amerikane “Tesla” fillimisht duhet të paraqesë dokumentet e nevojshme të lejes.

“Kompania pritet të marrë  subvencione me vlerën e rreth 300 milion eurove të ofruara nga BE-ja”, raportoi gazeta gjermabe “Bild am Sonntag”. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.