Transferta e pakushtëzuar për njësitë e vetëqeverisjes vendore, 46% më e lartë se në 2015-n

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/- Të ardhurat e bashkive nga transferta e pakushtëzuar janë rritur nga 12.2 miliard lekë në vitin 2013, në 17.6 miliard në vitin 2019 dhe në vitin 2020 do të jenë 18 miliardë lekë

Në projektbuxhetin e vitit 2020, transferta e pakushtëzuar e përgjithshme e buxhetit të shtetit për njësitë vendore do të jetë 1% e PBB, ose 400 milionë lekë më e madhe se sa ajo e vitit 2019.

Transferta prej 1% të PBB-së, garanton stabilitet dhe rritje të ekonomisë së njësive vendore.

Në projektbuxhetin e vitit 2020, shpenzimet e pushtetit vendor janë parashikuar në masën 57.128 miliardë lekë, me një rritje prej 6.2% më shumë se në vitin 2019.

Këto shpenzime për vitin 2020, zënë 3.2% të PBB-së nga 2.3% që zinin në vitin 2013.

Burimi kryesor i rritjes së shpenzimeve vendore për vitin 2020  vjen kryesisht nga rritja e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore, si dhe nga rritja e transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme.

/a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.