Blerjet nëpërmjet internetit/ Gratë më tepër veshje, burrat pajisje elektronike

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/- Në vitin 2019 gratë kanë kryer më shumë blerje për veshje/pajisje sportive nëpërmjet internetit, në krahasim me burrat, por këta të fundit kryen më tepër blerje online për kompjuter, programe kompjuterike, pajisje kompjuteri, pajisje elektronike.

Instituti i Statistikave publikoi anketën mbi përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në familje dhe nga individët sipas së cilës, 57% e blerjeve për veshje/pajisje sportive u bënë nga grate dhe 43% nga burrat.

Blerjet “online” janë kryer nga 10.1% e popullsisë së grupmoshës 16 – 74 vjeç në 12 muajt e fundit, nga momenti i kryerjes së intervistës.

Por 63.3% e blerjeve online për kompjuter, programe kompjuterike, pajisje kompjuteri, pajisje elektronike u kryen nga burrat përkundrejt 36.7% të blerjeve për këtë kategori që u kryen nga gratë.

/a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.