Zgjedhjet në PS, Gjylameti: Gati për një proces dinjitoz në 16 nëntor

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve për delegatë të Kongresit të Partisë Socialiste, organizata e njësisë 6 zhvilloi një mbledhje organizative.

Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, tha sot se jemi gati për një proces dinjitoz në 16 nëntor.

“Kjo mbledhje kishte objektiv rritjen e kapaciteteve të përfaqësimit dhe për të forcuar organizimin në procesin e hapjes së anëtarësisë dhe zgjedhjeve të brendshme”, theksoi Gjylameti.

Paria Socialiste do të zgjedhë nesër delegatët e kongresit sipas parimit një anëtar, një votë. Në të gjithë vendin do të jenë 362 qendra votimi dhe 362 komisione që do të menaxhojnë procesin për zgjedhjet e delegatëve të PS. Risia e këtij procesi është edhe votimi elektronik që do të testohet për herë të parë me zgjedhësit e njësisë numër 8 në Tiranë./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.