KILI – Marrëveshje historike për zëvendësimin e Kushtetutës së trashëguar nga Pinoçeti

SANTIAGO, 15 nëntor /ATSH-AFP/ – Partitë politike në Kili arritën sot një marrëveshje historike në Parlament për organizimin e një referendumi në muajin prill për miratimin e një Kushtetute të re duke zëvendësuar atë të trashëguar nga diktatori Augusto Pinoçet, me shpresën për të kapërcyer krizën sociale që ka goditur vendin që prej një muaji.

“Kjo është një përgjigje e politikës në kuptimin më fisnik të termit, e politikës që mendon për Kilin, që merr fatin e tij në dorë dhe që mban përgjegjësi”, konfirmoi në një konferencë shtypi presidenti i Senatit, Jaime Quintana.

Pas disa orësh negociatash në Parlament, koalicioni qeveritar i të djathtës së presidentit, Sebastian Pinera dhe partitë kryesore të opozitës nënshkruan një “marrëveshje për paqen dhe Kushtetutën e re” duke parashikuar një referendum në prill të vitit 2020. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.