GJERMANI – “Volkswagen” rrit investimet në makinat elektrike dhe dixhitalizim

HANOVER, 15 nëntor /ATSH-DPA/ Prodhuesi gjerman i makinave “Volkswagen”, do të rrisë investimet në zgjerimin e gamës së makinave elektrike dhe në teknologjitë dixhitale gjatë pesë viteve të ardhshme, deklaroi bordi mbikëqyrës i VW pas takimit në selinë e kompanisë në Wolfsburg.

Ndërmjet viteve 2020 dhe 2024, VW do të investojë pothuajse 60 miliardë euro në fushat e makinave elektrike, disqeve hibride dhe dixhitalizim.

Fokus të veçantë do i jepet prodhimit të automjeteve elektrike.

Grupi tregton makina nën markën VW, por edhe “Audi”, “Porsche”, “SEAT” dhe “Skoda”, së bashku me automjete tregtare që kanë simbolet “MAN” dhe “Scania”. / /sara/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.