Foto/ Integrimi i Shqipërisë në BE, turi i debatit nis nga të rinjtë elbasanas

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Të rinj nga Elbasani u bënë sot pjesë e debatit ku përmes aktiviteteve interaktive të udhëhequr nga lektorë të përzgjedhur debatuan mbi anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Turi i debatit “Young Toward Europe” i cili e nisi rrugëtimin nga bashkia  e Elbasanit bëri bashkë kryetarin e bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, deputetët e qarkut, Anastas Angjeli dhe Evis Kushi, të cilët diskutuan mbi rëndësinë e procesit të integrimit europian.

Të rinjtë elbasanas ndanë idetë e tyre dhe debatuan mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE, përfshirjen e tyre  në hartimin e politikave rinore si dhe mundësitë e aplikimit për grantet nga programet e Bashkimit Europian. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.