Pogradec/ Rehabilitohet rruga Vërri-Slabinjë, përfitojnë 1 mijë familje

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Bashkia e Pogradecit prej disa ditësh ka nisur nga puna për rehabilitimin e aksit rrugor nga fshati Vërri deri në fshatin Slabinjë.

Ky aks rrugor shërben si nyje lidhëse mes fshatrave të njësisë administrative Proptisht, por jo vetëm, edhe të njësisë administrative Velçan.

Në total, rehabilitimi i këtij aksi rrugor ndikon drejtpërdrejtë në 12 fshatra të 2 njësive administrative.

Në aksin Vërri-Proptisht-Slabinjë, është duke u punuar me mjetet e bashkisë nga ndërmarrja e Punëve Publike dhe Mirëmbajtjes së Infrastrukturës.

Puna konsiston në hedhjen e stabilizantit, mbushjen e gropave dhe pastrimin e kanalit anësor të kësaj rruge.

Në total nga kjo rrugë përfitojnë mbi 1 mijë familje.

Kjo është një punë që bëhet në prag të stinës së dimrit në mënyrë që të arrijë të krijojë aksesin e duhur për qarkullimin e mjeteve dhe banorëve të këtyre zonave.

Pas Proptishtit, puna do të vijojë paralelisht edhe në njësitë administrative Velçan dhe Trebinjë.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.