Ndihma financiare për studentët do të vijojë edhe në 2020

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik garantoi se mbështetja ndaj studentëve përmes ndihmës financiare do të vijojë edhe në 2020.

Ministrja tha se masat që u morën në 2019 përmes Paktit për Universitetin, studentëve iu mundësua përgjysmimi i tarifave dhe dhënia e bursave. Sipas saj, kjo rezultoi ndihmëse e madhe për familjet.

“Masat që kemi marrë në vitin 2019 për studentët ka qenë një ndihmëse e madhe për familjet në mënyrë që të mbulohet një pjesë e mirë e studentëve. Kjo është një politikë që do të vijojë, përgjysmimi i tarifave dhe e bursave. Por, që të përmirësohet eksperienca studentore ne kemi parashikuar edhe fonde për investime infrastrukturore, si në arsimin bazë ashtu edhe në arsimin e mesëm dhe arsimin e lartë”, tha Shahini. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.