KOREJA E VERIUT – Myong Gil: SHBA propozon raund të ri për bisedimet bërthamore

SEUL, 14 nëntor /ATSH-DPA/ Shtetet e Bashkuara sugjeruan se në dhjetor do të zhvillohet një raund i ri për bisedime bërthamore, deklaroi negociatori i Koresë së Veriut Kim Myong Gil, gati gjashtë javë pasi bisedimet për programin e armëve bërthamore në Pyongyang nuk dhanë rezultat pozitiv.

Negociatori theksoi se mund të takohet me homologët e tij amerikanë nëse do të ketë një zgjidhje të mundshme.

Propozimi amerikan për të zhvilluar bisedime u paraqit nga negociatori amerikan Stephen Biegun dhe u transmetua në Korenë e Veriut përmes një vendi të tretë.

Pyongyang dhe Uashingtoni kanë patur përplasje për denuklearizimin e Koresë së Veriut para se të marrë sanksione nga SHBA. Mungesa e kompromisit për këtë çështje bëri që një samit i dytë midis Trump-Kim, i zhvilluar në muajin shkurt në Vietnam, të përfundonte pa marrëveshje. / /sara/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.