Durrës/ Studentët leksion në Muzeun Arkeologjik mbi trashëgiminë kulturore

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ -Në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, studentët e profileve Turizëm Arkeologjik dhe Turizëm Kulturor të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës zhvilluan një leksion mbi Trashëgiminë kulturore dhe destinacionet e qytetit.

Leksioni u ligjërua nga lektorja Dorina Xheraj duke analizuar artefaktet arkeologjike si dëshmi të trashëgimisë arkeologjike dhe evoluimin e tyre e marrëdhënien me shoqërinë e sotme.

Leksioni preku edhe koncepte mbi legjislacionin e trashëgimisë dhe muzeve, për ti vlerësuar këto institucione si forume për diskutime aktuale dhe nxitjen e edukimit të të rinjve për vlerësimin e pasurisë kulturore.

Në këtë leksion ata u shoqëruan edhe nga lektorja Majlinda Muka dhe diskutuan për impaktin e vendeve të kulturës si pika destinacioni nga turistët./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.