Këshilli Kombëtar për Shoqërinë Civile përzgjedh 4 anëtarë të rinj

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ – Këshilli Kombëtar për Shoqërinë Civile prezantoi 4 anëtarët më të rinj të përzgjedhur nga shoqëria civile. Në mbledhjen e organizuar pasditen e djeshme, me pjesëmarrjen edhe të ministres së Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u diskutua edhe për organizimin e Konferencës Kombëtare për Shoqërinë Civile.

Këshilli Kombëtar për Shoqërinë Civile përbëhet nga 27 anëtarë, prej të cilëve 13 janë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të zgjedhur nëpërmjet një procesi online, i cili është menaxhuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Synimi i Këshillit është ndërtimi i një dialogu të vazhdueshëm për krijimin e një kuadri mundësues për sektorin e shoqërisë civile dhe pjesëmarrjen e tyre në proceset politikbërëse, bazuar në tre parime, përkatësisht këshillimi, transparenca dhe konsultimi me grupet e interesit. /a.sh./j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.