FRANCË – Vendet anëtare të UNESCO-s drejt një konvente globale për njohjen e diplomave

PARIS, 13 nëntor /ATSH-AFP/ Vendet anëtare të UNESCO-s do të vendosin gjatë ditëve në vijim për një projektkonventë globale që do të mundësojë njohjen e diplomave të arsimit të lartë nga një vend në tjetrin, e para e këtij lloji në sistemin e Kombeve të Bashkuara.

“Ky projekt synon të lehtësojë lëvizshmërinë dhe përfshirjen, t’u japë të gjithë studentëve të drejtën e arsimit dhe, vendeve, mundësinë që të mos u prishin aftësitë atyre që shpërngulen”, tha zëvendësdrejtoresha e UNESCO-s, Stefania Giannini, gjatë një konference për shtyp.

Nëse miratohet, do të jetë konventa e parë globale e Kombeve të Bashkuara për arsimin e lartë, e cila do të plotësojë pesë konventat ekzistuese rajonale mbi këtë temë nën udhëheqjen e kësaj organizate./ /ervo/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.