FRANCË – OCDE thirrje për përforcim të veprimtarisë ndaj rrezikut të ilaçeve në mjedis

PARIS, 13 nëntor /ATSH-AFP/ Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) bëri thirrje për krijimin e strategjive kombëtare dhe planeve të veprimit për të menaxhuar rreziqet mjedisore që lidhen me praninë e produkteve farmaceutike në mjedis, që nuk njihen mjaftueshëm.

Sipas një raporti të lëshuar sot mbi mbetjet farmaceutike në ujë, 88 % e produkteve farmaceutike për njerëzit nuk përmbajnë të dhëna për toksicitetin mjedisor.

OECD rekomandon përmirësimin e njohurive, monitorimin e toksicitetit dhe të rreziqeve ekologjike, si edhe në shëndetin e njeriut, të mbetjeve farmaceutike në ujë.

Raporti propozon një qasje të orientuar drejt përdoruesve, për të detyruar, nxitur ose inkurajuar zvogëlimin e përdorimit të papërshtatshëm dhe të tepërt të ilaçeve, duke informuar mjekët, veterinerët, farmacistët dhe pacientët./ /ervo/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.