Drejtori i AKU në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës: Zero tolerancë ndaj çdo tentative abuzimi

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Pika e Inspektimin Kufitar Durrës ishte ndalesa e radhës e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili.

Duke qenë porta më e madhe hyrëse e produkteve ushqimore në vend, Lili monitoroi nga afër punën e inspektorëve të kësaj Pike Inspektimi Kufitar, në kuadër të zbatimit të planit të veprimit dhe kontrollin e zbatimit të ligjit.

“Kontrolle rigoroze dhe zero tolerancë ndaj çdo tentative abuzimi me produktet ushqimore që futen në vend duke vendosur theksin se “Trau” për paligjshmërinë dhe cenimin e shëndetit të konsumatorëve nuk do të hapet asnjëherë, duke mbajtur pastër tregun e brendshëm nga produkte të pasigurta për konsum”, – u shpreh Lili gjatë inspektimit në këtë pikë.

Ndërsa shtoi që brenda vitit 2020 me investimet e parashikuara për t’u kryer në këtë pikë inspektimi do t’i kushtohet rëndësi e veçantë përafrimit me standardet më të mira europiane.

e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.