Agjencia Telegrafike Shqiptare

BM – Farage ndihmon Johnson, konservatorët plus 14%

LONDËR, 13 nëntor /ATSH-ANSA/ – Vendimi i partisë ”Brexit” të Nigel Farage për të mos bërë konkurrencë me të djathtën e konservatorëve të Boris Johnson në asnjë prej 317 kolegjeve të zëna nga deputetët në largim të partisë së kryeministrit, tregon menjëherë efekte pozitive për shpresat e Downing Street përpara zgjedhjeve britanike të 12 dhjetorit.

Sipas një sondazhi të ri nga instituti ”YouGov”, tani Partia Konservatore regjistron 42% të votave, me 14 pikë diferencë nga partia e laburistëve të Jeremy Corbyn, që parashikohet të jetë në kuotën e 28%.

Sondazhi tregon një rritje të të dyjave partive kryesore me konservatorët me 3% dhe laburistët me 2%.

Ndërsa forcat e treta janë në rënie, duke filluar me liberal-demokratët pro-BE të Jo Swinson, që rezultojnë të jenë në kuotën e 15%./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version