Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, KLP interviston nesër 3 kandidatët në garë

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, do të zhvillojë nesër intervistat me të tre kandidatët në garë.

KLP njofton se në zbatim të rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”, intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video.

Lidhur me orarin e zhvillimit të intervistave, KLP njofton se në orën 09:30 do të zhvillohet intervista me Arta Markun, në orën 11:00 me Fatjona Memçaj dhe në orën 12:30 me Olsian Çelën./m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.