Spahiu: Qeveria të negociojë me banorët e Unazës së Re

TIRANË, 12 nëntor /ATSH – I. Vata/ Nënkryetari i Partia Demokratike Edmond Spaho i kërkon qeverisë të gjejë një rrugëzgjidhje dhe të negociojë më banorët e Unazës së Madhe, në mënyrë që, sipas tij, të marrin atë që meritojnë.

“Qeveria të gjejë një rrugëzgjidhje dhe të negociojë më banorët e Unazës së që të marrin atë që meritojnë dhe të sistemohen dhe të mund të ngrenë jetën në një vend tjetër. Këtë qeveria nuk jua jep”, tha ai.

Po ashtu, Spaho pohoi se janë 15 qytetarë me plagë të ndryshme, kryesisht në pjesët e trupit dhe në gjymtyrë.

Spaho u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë solidaritet me banorët e Unazës së Re.

“Ne po i mbështesim qytetarëve të Unazës së Re dhe ju bëj thirrje për solidaritet. Sot është radha e këtyre, nesër do jetë radha jonë. Nëse nuk bashkohemi nuk do ia dalim dot prandaj qytetarët të jenë solidarë. Sigurisht në qeverisjen e PD-së qytetarët e Unazës së Re do dëmshpërblehen”, tha ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.