Siguria rrugore, orë edukative në shkollat e qytetit të Durrësit

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ – Siguria rrugore është kthyer në një orë edukative në të gjithë shkollat e qytetit të Durrësit.

Punonjësit e Policisë Bashkiake u ndalën kësaj radhe në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”, ku gjatë orës së Edukatës Qytetare bashkëbiseduan me nxënësit mbi rëndësinë e njohjes dhe të zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, ndaj të gjithë ne punojmë pareshtur jo vetëm që ata të rriten më të aftë, por edhe më të sigurt për të përballur sfidat që i presin. Zhvillimi intelektual, fizik dhe social i fëmijëve tanë, nuk mund të mendohet pa mjedise të sigurta të cilat mundësojnë dhe promovojnë përvojat e shëndetshme që zhvillohen në shkollë dhe jashtë saj,” shprehet kryetarja e Bashkisë Durrës, Valbona Sako. /a.sh./j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.