Projektbuxheti 2020/ 1.7 miliardë lekë më shumë për bujqësinë dhe fermerët

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Qeveria ka shtuar fondet buxhetore për vitin 2020 në mbështetje të fermerëve, bujqësisë dhe zhvillimit rural.

1.7 miliardë lekë më shumë se në vitin 2019, ka adresuar projektbuxheti i viti 2020 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural.

Ndër sektorët që marrin pjesën më të madhe të fondeve janë zhvillimi rural, mbështetja e prodhimeve bujqësore, blegtorale apo agroindustriale.

Ky zë ka marrë 3.9 miliardë lekë, me një rritje prej 1 miliard lekë në krahasim me këtë vit. Ndërsa 3.1 miliardë lekë, do të shkojnë për menaxhimin e infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes.

Projektbuxheti për vitin që vjen parashikon 2 miliardë lekë për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. Ndërsa janë dyfishuar fondet krahasuar me këtë vit, në total me 1 miliard lekë për mbështetjen e sektorit të peshkimit. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.