POLONI – Varshava kritikon një dokumentar të Netflix për kampet naziste

VARSHAVË, 12 nëntor /ATSH-AFP/ Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki iu drejtua kreut të Netflix për të dënuar një dokumentar që “rishkruan Historinë” duke vendosur kampet gjermane të vdekjes në një hartë të Polonisë së sotme.

Morawiecki njoftoi sot në faqen Facebook se i kishte i kishte bërë të ditur Reed Hastings se nëse për autorët bëhet fjalë për gabime të pakuptimta, për polakët këto janë shumë prekëse dhe është detyrë e jona për të reaguar ashpër.

Një konsulente e Netflix në Poloni, që është identifikuar vetëm me mbiemrin e saj Malgorzata, deklaroi sot se kompania e gjykonte këtë çështje prioritare dhe se nuk kishte dashur të fyente askënd.

“Ne punojmë për Netflix”, shtoi ajo duke theksuar se krerët e lartë Netflix do të shprehin së shpejti në një deklaratë zyrtare qëndrimin e tyre mbi këtë dokumetar të “The Devil Next Door” dhe që bazohet mbi figurën e Ivan Demjanjuk, një ish-gardian ukrainas i një kampi nazist në Poloninë e pushtuar.

Për Morawieckin, “jo vetëm harta nuk është e saktë, por ajo i bën spektatorët të besojnë se Polonia ishte përgjegjëse për krijimin dhe mbajtjen e kampeve dhe për krimet që janë kryer aty.

“Meqënëse vendi im nuk ekzistonte në atë kohë si vend i pavarur dhe që miliona polakë janë vrarë në këto qendra, ky element i filmit “The Devil Next Door” nuk bën gjë tjetër vetëm rishkruan Historinë”, konfirmoi kryeministri polak.

Polonia ka humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore gjashtë milionë qytetarë, tre milionë prej të cilëve hebrenj, viktima të Holokaustit./ /ec/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.