LONDËR – Partia Laburiste viktimë e një sulmi kibernetik

LONDËR, 12 nëntor /ATSH-AFP/ – Partia Laburiste, partia kryesore e opozitës britanike, theksoi sot se kishte qenë viktimë e një sulmi kibernetik të sofistikuar dhe i përmasave të mëdha në mes fushatës për zgjedhjet legjislative të 12 dhjetorit.

“Platformat dixhitale të partisë laburiste janë prekur nga një sulm kibernetik i sofistikuar dhe i përmasave të mëdha”, konfirmoi një zëdhënës në një komunikatë duke shtuar se sulmi kishte dështuar në sajë të sistemit solid të sigurisë.

“Funksionimi i kësaj platforme nuk është ndërprerë, por është ngadalësuar”, theksoi Partia Laburiste.

Drejtuesi i partisë, Jeremy Corbyn theksoi se sulmi kishte ndodhur dje dhe se nuk asnjë informacion nuk ishte piratuar.

Britania e Madhe ndodhet në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme legjislative të thirrura më 12 dhjetor për të nxjerrë vendin nga bllokimi si pasojë e Brexit./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.