FOTOGALERI/ Parada e Shën Martinit, tradita gjermane edhe në kryeqytetin shqiptar

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ – Parada e Shën Martinit, një ngjarje e shumëpritur për shumë fëmijë në Gjermani u zhvillua edhe në Tiranë.

Shkolla gjermano-shqiptare në Tiranë pati idenë ta sjellë këtë traditë të bukur edhe në Shqipëri dhe t’i bashkohet kësisoj aksionit të parë të këtij lloji, të nisur vitin e shkuar në Rrugën Skënderbej.

Parada e Shën Martinit është e ngjashme me periudhën e Krishtlindjeve që vjen pak pas saj. Edhe pse Dita e Shën Martinit ka një sfond të krishterë, në Gjermani ajo festohet nga shumë fëmijë, pavarësisht besimit apo fesë që i përkasin.

Fëmijët takohen në grupet e kopshteve, në shkolla ose organizohen si familje dhe marshojnë me fenerët e tyre duke kënduar nëpër errësirë.

Sot në orën 17:00, të gjithë me fenerë në duar, fëmijët u takuan përpara Ambasadës Gjermane dhe kaluan duke kënduar përgjatë Rrugës së Ambasadave.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.