Foto/ Ndryshimet klimaterike, nxënësit nga Patosi spikasin në një projekt ndërkombëtar

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj ka pritur në një takim mësues e nxënës të shkollës “Zhani Ciko” të cilët kanë prezantuar punën e tyre lidhur me ndryshimet klimatike, një nga temat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm, në Konferencën për Tranzicionin e Energjisë në rajonin e Mesdheut në Bruksel, gjatë Javës Evropiane të Rajoneve dhe Qyteteve.

Nën kujdesin e mësueseve të tyre, nxënësit kanë spikatur në konkursin e lançuar nga “Crescendoschool”, një projekt i Britanisë ku u shpallën fitues duke iu dhënë mundësi nxënësve Edvi Bedini, Suela Muhametaj, Analdi Bedini dhe Stela Muhametaj të merrnin pjese e të prezantonin punën e tyre në Climateurop Festival Serbi.

“Jam krenare që shkollat e qytetit tonë kanë arritur në këto nivele përfaqësimi e është detyrë e të gjitha strukturave të ruajmë këto standarde. Mirënjohjen për angazhimin e mësueseve në këto projekte europiane dhe falenderime për punën e shkëlqyer të nxënësve që po hapin një kapitull të ri për shkollat tona”-ka theksuar Balilaj. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.