ARABIA SAUDITE – Këshilli i Ministrave denoncon mashtrimin e vazhdueshëm të Iranit

RIAD, 12 nëntor /ATSH-AFP/ Këshilli i Ministrave sauditë, nën kryesinë e mbretit Salmane, kritikoi mashtrimin e vazhdueshëm të Iranit në lidhje me programin e tij bërthamor, si edhe vonesën në komunikimin e informacioneve, pas deklaratës së Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (AIEA) në një raport, ku shkruhej se ajo kishte zbuluar grimca uraniumi natyror në një vend të padeklaruar në Iran.

AIEA nuk e bën të ditur këtë vend.

Sipas një burimi, AIEA ka marrë kampionë në një zonë të krahinës së Turquzabad-it, në Teheran.

Që prej muajit maj, Teherani është tërhequr në mënyrë progresive nga marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2015 për programin e tij bërthamor, si përgjigje ndaj tërheqjes së SHBA-së nga ky pakt në vitin 2018 dhe rivendosjes së sanksioneve amerikane, që po mbysin ekonominë iraniane./ /ervo/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.