MADRID, 11 nëntor /ATSH-DPA/ – Pas zgjedhjeve të përgjithshme të Spanjës doli se Partia Socialiste e Punëtorëve (PSOE) në pushtet është ende partia më e votuar, por me një shumicë mjaft të vogël për të qeverisur, ndërsa populistët e së djathtës ekstreme Vox kanë forcuar dukshëm pozicionin e tyre.
Të dielën u zhvilluan votimet e katërta kombëtare në katër vitet e fundit, ku politika është përmirësuar dukshëm nga krijimi i partive të reja dhe nga një krizë e shkaktuar nga separatistët në rajonin verilindor të Katalonjës.
Sipas sondazheve paszgjedhore të kryera nga televizioni publik RTVE, PSOE ishte parashikuar të fitonte 114-119 vende, më pak se 123 vendet që fitoi në zgjedhjet e përgjithshme të prillit, dhe shumë larg shumicës parlamentare prej 176 vendesh.
Populistët e së djathtës ekstreme Vox pritej të fitonin 56-59 vende, më shumë sesa numri i saj aktual parlamentar prej 24 vendesh, Partia Konservatore e Popullit (PP) pati një rritje me një rezultat të parashikuar prej 85-90 vende, nga 66.
Partia e së majtës ekstreme, ‘’Unidas Podemos’’ pritej të siguronte 30-34 vende, nga 42, ndërsa liberalët e Ciudadanos rezultua me humbjen më të madhe me 14-15 vende, krahasuar me 57 që fituan në prill.
Gazeta El Pais përmblodhi rezultatet me titullin: “PSOE shënon rënie, PP dhe Vox ngrihen fuqishëm, Podemos reziston dhe Ciudadanos dështon”.//a.i/ a.jor.
