Icardi bind francezët, PSG vendos të blejë argjentinasin

TIRANË, 11 nëntor/ATSH- Arbi Fortuzi/- Mauro Icardi ka arritur të bindë drejtuesit francezë të “Paris Saint German” të cilët tashmë kanë vendosur të blejnë përfundimisht futbollistin argjentinasit.

Ish-sulmuesit të ‘Interit” i kanë mjaftuar vetëm 10 ndeshje në të cilat ka shënuar 9 gola, 5 në kampionat dhe 4 në Champions për të fituar zemrat e tifozëve të “Paris Saint Germain” por edhe duelin me Edinson Cavanin.

Icardi u transferua te “PSG” verën e shkuar në formë huazimi me të drejtë blerje prej 70 milionë euro. Icardi edhe pse jo i bindur, në fund pranojë transferimin te parisienët. Por pas një fillimi të mirë të sezonit, “PSG” ka vendosur të ushtrojë të drejtën e blerjes nga Interi për 70 milionë euro, të cilat klubi francezë duhet ti arkëtoj brenda qershorit të vitit 2020. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.