Foto/ Paskuqan, nisin punimet në segmentet rrugore

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/Bashkia e Kamzës ka nisur punimet në segmentet rrugore “Faik Konica“ dhe “Fan Noli“, në Paskuqan 2 Kodër.

Lajm është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli i cili thotë se akset rrugore do të transformohen tërësisht.

“Sapo startuan punimet në segmentet rrugore “Faik Konica“ dhe “Fan Noli“, në Paskuqan -2-Kodër. Së shpejti, këto akse rrugore do jenë tërësisht të transformuara dhe në shërbim të komunitetit. Jemi pranë qytetarëve për zgjidhjen e çdo problematike”, shprehet Suli.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.