Durrës, në 10 muaj përpunohen 1,843 mjete lundruese

-Më shumë anije, tragete, kroçera dhe jahte se një vit më parë-

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/- Numri i mjeteve lundruese që janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti është më i lartë se sa në 10 muajt e vitit paraardhës.

Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual Durrës, mësohet se tragetet kanë kryer 887 lundrime vajtje-ardhje, ose 36 lundrime më shumë se në janar-tetorin e vitit 2018.

Në të tre Terminalet e mallrave dhe kontejnerëve së bashku janë përpunuar 515 anije, ndërsa vitin e kaluar numri i anijeve të përpunuara në të njëjtën periudhë ishte vetëm 462.

Të njëjtën rritje kanë patur edhe vizitat e anijeve turistike në portin më të madh të vendit. j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.