Agjencia Telegrafike Shqiptare

​Limaj: Nisma dhe aleatët me 6 mandate në Kuvend

PRISHTINË, 11 nëntor/ATSH/ Nisma Socialdemokrate e ka mirëpritur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili urdhëroi KQZ-në të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia, si dhe rinumërimin e 1472 vendvotimeve.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha sot në një konferencë të jashtëzakonshme për mediet se, pa votat e ardhura nga Serbia, Nisma dhe anëtarët e koalicionit janë parti parlamentare me 6 mandate.

Ai e cilësoi vendimin e tyre si “të guximshëm dhe ligjor”.

Në shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit nga ana e KQZ-së, Nisma Socialdemokrate nuk e kishte kaluar pragun e përfaqësimit në Kuvend./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version