Eksportet/ BB: Shqipëria, në mesataren e shifrave të vendeve europiane

TIRANË, 10 nëntor /ATSH/- Gjate viteve të fundit ekonomia shqiptare ka parë një rritje të konsiderueshme në përqindjen e mallrave që firmat eksportojnë në tregjet ndërkombëtare.

Raporti i publikuar së fundi nga Banka Botërore mbi “Vrojtimin e Ndërrmarjeve për Shqipërinë në 2019″, vlerëson se, pesëmbëdhjetë përqind e firmave në 2019 nga nëntë përqind në 2013, eksportuan drejtpërdrejt të paktën 10 përqind të shitjeve të tyre.

Shqipëria tani është në mesataren e shifrës së vendeve të Evropës dhe Azisë Qendrore për këtë indikator domethënës të veprimtarisë eksportuese, citon Vrojtimi i Ndërmarrjeve për Shqipërinë në 2019.

Rezultatet e Vrojtimit të ndërmarrjeve për Shqipërinë ne 2019 paraqesin një situatë dinamike te mjedisit te biznesit. Të dhënat tregojnë se në përgjithësi aktiviteti i firmave paraqitet më mirë krahasuar me rezultatet e Vrojtimit të vitit 2013. Rritja e xhiros se aktivitetit vjetor është shumë më e lartë sikurse është më i lartë edhe punësimi, por produktiviteti i krahut të punës vazhdon të jetë i ulët, çka i pengon firmat të rriten e krijojnë më shumë vende pune. e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.