Nënshkrimi elektronik i recetës së rimbursuar, në 67 farmaci në Durrës dhe Krujë

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ – Recetat e rimbursueshme, përveç mjekut të familjes tashmë nënshkruhet elektronikisht edhe nga farmacisti, duke mbyllur kështu ciklin e plotë të saj dhe gjithashtu kompleton dosjen elektronike shëndetësore të pacientit.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bën me dije se që nga 1 nëntori, në 67 farmaci në Durrës dhe Krujë receta elektronike nënshkruhet, përveç mjekut të familjes, edhe nga farmacisti.

Sipas FSDKSH aktualisht ka nisur trajnimi i farmacistëve për nënshkrimin elektronik edhe në qytetin e Elbasanit.

Së shpejti ky proces do të shtrihet në 800 farmaci në gjithë vendin ku do të lehtësoj procedurat dhe do të bëj verifikim dhe informacion në kohë reale në platformën e të dhënave shëndetësore elektronike.

Me këtë risi sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ulet procesi manual, shtohet eficenca në administrimin, kontrollin, verifikimin dhe vendimmarrje.

Përfitimet e e nënshkrimit online rrisin besueshmërinë dhe transparencën për qytetarët. Gjithashtu vlefshmëria e dokumentit elektronik nga ana ligjore është e njëjtë me formën shkresore . /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.