GJERMANI – Juncker: Trump nuk do të vendosë taksa të reja për importin e automjeteve europiane

MYNIH, 8 nëntor /ATSH-AFP/- Jean-Claude Juncker, presidenti në ikje i Komisionit Europian, deklaroi gjatë një interviste se presidenti amerikan, Donald Trump nuk do të vendosë në ditët në vijim detyrime të reja doganore për importin e automjeteve europiane.

“Trump do të bëjë disa kritika, por nuk do të ketë detyrime doganore shtesë për automjetet”, tha Juncker për të përditshmen gjermane “Suddeutsche Zeitung”.

SHBA duhet të vendosë deri në mes të nëntorit nëse do të rrisë apo jo tarifat doganore për makinat dhe pjesët e automjeteve që vijnë nga Bashkimi Europian.

Nëse miratohen, këto masa do të prekin para së gjithash prodhuesit gjermanë të automjeteve, si Volkswagen, BMW ose Daimler./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.