FOTO/ Gjyqtarja Daniela Shirka kalon Vetingun, konfirmohet në detyrë

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ Daniela Shirka, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka kaluar me sukses procesi e Vetingut duke marrë kështu konfirmimin në detyrë.

Trupa gjyqësore që kreu rivlerësimin për subjektin Shirka, bazuar në tre kritere, atë të pasurisë, etikës dhe atë profesional, përbëhej nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Roland Ilia dhe Genta Tafa (Bungo).

Në seancën dëgjimore të zhvilluar një ditë më parë, mbi gjyqtaren Shirka u hodhën dyshime për blerjen e një apartamenti dhe probleme me një vendim të saj në Gjykatën e Elbasanit të rrëzuar në Apel.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.