BRUKSEL – Hyn në fuqi marrëveshja tregtare BE-Singapor

BRUKSEL, 8 nëntor /ATSH-AFP/ – Marrëveshja tregtare mes BE-së dhe Singaporit, kundërshtuar nga disa OJQ, do të hyjë në fuqi më 21 nëntor, njoftoi Komisioni Europian pas miratimit nga shtetet anëtare.

“Bëhet fjalë për marrëveshjen e parë tregtare dypalëshe të BE-së me një vend të Azisë Juglindore, gur themeli i një marrëdhënieje shumë të ngushtë mes Europës dhe një prej rajoneve më dinamike të botës”, theksoi presidenti i ekzekutivit europian, Jean-Claude Juncker.

Singapori  është partneri i parë tregtar i BE-së brenda Shoqërisë së Kombeve të Azisë Juglindore, ASEAN.

Shuma e këmbimeve mes dy palëve arrin më shumë se 53 miliardë euro mallra dhe 51 miliardë euro në shërbime.

Më shumë se 10 000 kompani europiane kanë selitë e tyre rajonale në këtë vend të vogël aziatik./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.