Shkolla shqiptare e administratës publike, në takimin me homologët e vendeve të BE-së në Finlandë

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/- Shkolla shqiptare e Administratës Publike po merr pjesë në takimin zyrtar të drejtorëve të shkollave të administratës publike të vendeve të Bashkimit Europian, që organizohet nga Shkolla Finlandeze në kuadër të Presidencës Finlandeze të Bashkimit Europian.

Klea Maliqi, drejtoresha e Shkollës shqiptare të Administratës Publike, (ASPA) prezanton Shqipërinë në këtë takim të rëndësishëm networku, i cili ka për qëllim zgjerimin e shkëmbimit të informacionit dhe të eksperiencave më të mira mes vendeve të BE-së në këtë fushë dhe rritjen e qëndrueshme në forcimin e kapaciteteve të administratës publike.

Juha Sarkio, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të qeverisjes publike, ministria e financave, Finlandë, hapi punimet e këtij takimi, me diskutimin mbi “Besimin dhe etikën në udhëheqjen publike” .

Ndërsa drejtoresha Maliqi, do të japë një prezantim dhe panoramë të përgjithshme të ASPA-s, në Shqipëri, duke u fokusuar në objektivat dhe prespektivën e zhvillimit të kësaj shkolle sipas standardeve të BE-së.

 

e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.