SHBA- Pompeo: Kombet duhet të marrin masa të rrepta ndaj shantazhit bërthamor

UASHINGTON, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – SHBA bëri thirrje sot për masa të rrepta mbi Iranin, që rifilloi aktivitetet e pasurimit të uraniumit në një uzinë nëntokësore, në përputhje me vendimin e tij për të pakësuar më tej angazhimet e tij të ndërmarra në vitin 2015.

“Ka ardhur koha që të gjitha kombet të kundërshtojnë shantazhin bërthamor të këtij regjimi dhe të marrin masa të rrepta për të shtuar presionin”, u shpreh sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një deklaratë.

“Anëtarët e komunitetit ndërkombëtar, që me të drejtë janë të shqetësuara nga sulmet e fundit dhe provokimet iraniane, duhet të imagjinojnë se si do të reagonte Irani nën alarm bërthamor. SHBA nuk do të lejojë kurrë të ndodhë diçka e tillë”, shtoi ai./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.