Reshjet e shiut/ Prefekti Aliaj për ATSH: Nuk ka probleme me shtretërit e lumenjve

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/- Moti i keq që ka përfshirë qarkun e Gjirokastrës nuk ka sjellë probleme në bashkitë e këtij qarku.

Prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj, bën të ditur për ATSH-në se “deri tani nga informacionet e marra nga emergjencat civile të bashkive në Përmet në njësinë administrative Çarshovë dhe Petran u rikthye energjia elektrike”.

“Ndërsa në bashkinë Gjirokastër mbetet problem rruga e fshatit Palokastër në njësinë administrative Cepo e gërryer nga ujërat e lumit Kardhiq”, shprehet Prefekti.

Sipas tij, në bashkitë e tjera nuk raportohen probleme, kanë filluar reshjet e shiut deri mesatare.

Prefekti Aliaj tha se “deri tani nuk kemi probleme me shtretërit e lumenjve. Po vijojmë të ndjekim situatën”.

Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.