Pas apelimit nga Komisioneri Publik, Muçi përsëri para KPA

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Besnik Muçi, anëtar i Gjykatës Kushtetuese është paraqitur sot para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ish-prokurori ka ofruar prova të tjera për figurën e tij. Muçi kaloi me sukses shkallën e parë të Vetingut, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik.

Komisioneri Publik apeloi vendimin e KPA me arsyetimin se ai nuk e justifikon pasurinë si dhe ka kontakte të papërshtatshme.

Ndërkohë më 12 nëntor, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të japë konkluzionet përfundimtare për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.