TIRANË, 7 nëntor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama përgëzoi sot Policinë e Shtetit për kapjen e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë.
Kreu i Qeverisë u shpreh se zbardhja e ngjarjes është dëshmi e rritje së forcës goditëse të Policisë së Shtetit.
“Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë, që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë, një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar&KÇK”, – shprehet Rama.
Tri ditë më parë në postën e Krujës u grabit me thyerje kasaforta e pensioneve, ku autorët morën një sasi prej 110 milionë lekësh dhe më pas janë larguar.
Mësohet se në lidhje me ngjarjen janë arrestuar Besnik Parruca (roja), Mark Caka, Bujar Tafa si dhe Andi Paturri (Çerishti)./k.s/ /a.g/
