GJERMANI – Takim Pompeo-Maas për 30-vjetorin e Murit të Berlinit

BERLIN, 7 nëntor /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet të takojë sot ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, në ish-kufirin mes Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore, përpara ceremonive përkujtimore për 30-vjetorit e rënies së Murit të Berlinit.

Dy zyrtarët do të vizitojnë fshatin Moedlareuth, ku u bë ndarja e Gjermanisë dhe pjesa veriore e tij mbeti në Thuringia, që i përkiste Gjermanisë Lindore dhe ajo jugore në Bavari, pjesë e Gjermanisë Perëndimore.

Kufiri, që ishte një nga më të ruajturit në botë gjatë Luftës së Ftohtë, u rrëzua nga një revolucion paqësor në 9 nëntor 1989.

Pas kësaj Pompeo do të vizitojë qytetet lindore Lajpcig dhe Halle.

Ai do të takohet të premten në Berlin me kancelaren Angela Merkel, ministren e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe ministrin e Financave, Olaf Scholz.

Sekretari amerikan i Shtetit planifikon të largohet nga Gjermania pak para përvjetorit të vërtetë të rënies së Murit të Berlinit./ /sara/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.