Aksionet e ditëve të fundit/ Lleshaj: Hop tjetër i madh i Policisë së Shtetit

TIRANË, 7 nëntor /ATSH – I. Vata/ Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përshëndetur aksionet e Policisë së Shtetit ditët e fundit, si dhe ka garantuar mbështetjen nga qeveria.

“Operacionet e ditëve të fundit, dëshmojnë se Policia e Shtetit i ka të gjitha mundësitë për të bërë një hop tjetër të madh në punën e saj. Përgëzoj dhe inkurajoj strukturat e Policisë së Shtetit për të vijuar në këtë frymë ekipi dhe profesionalizmi”, shprehet ai.

Po ashtu Lleshaj shtoi se në këtë përpjekje kanë gjithë mbështetjen dhe përkrahjen e Qeverisë shqiptare dhe të qytetarëve të vendit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.