“Ti Zgjedh” në Elbasan, Rama: Partia Socialiste po ripërtërihet për sfidën e vitit 2021

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ “Zgjedhjet në PS nuk bëjnë lajm në mediet e zëna me thashetheme, gënjeshtra e të zeza nga vendi e bota, por ato janë një proces me shumë pjesëmarrje, organizatë më organizatë e asamble më asamble, ku Partia Socialiste po ripërtërihet e riorganizohet për sfidën e vitit 2021”.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar takimit “Ti Zgjedh” zhvilluar pasdite në Elbasan me pjesëmarrjen e anëtarësisë socialiste të bashkive të këtij qarku. Baza pritet që të përzgjedhë delegatët e Kongresit ku do të përtërihen strukturat.

“Një përgëzim për të gjithë anëtarësinë socialiste dhe për socialistët e socialistet e Elbasanit, që siç tregojnë këto pamje po shkojnë drejt zgjedhjes së delegatëve të Kongresit me energji të reja pozitive”, tha Kryeministri Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.