SHBA – Shtëpia e Bardhë: Akuzat ndaj presidentit Trump janë false

UASHINGTON, 6 nëntor /ATSH-ANSA/ – Të dy transkriptet tregojnë se, për këtë ”impeachment” jolegjitim dhe njëkohësisht farsë, ka më pak prova nga sa mendohej më parë, deklaroi Shtëpia e Bardhë në një komunikim pas dëshmive të të dërguarit amerikan në Ukrainë, Kurt Volker dhe ambasadorit amerikan në BE, Sondland Gordon.

“Asnjë titull i pavëmendshëm nga media të njëanshme, me qëllime të qarta për të ndikuar në trillime, nuk ndryshon faktin që presidenti nuk ka bërë asgjë të keqe”, vazhdon deklarata e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Trump prej muajsh ndodhet në presionin e demokratëve për akuza që kanë të bëjnë me dyshimet se presidenti ka përdorur pushtetin për përgjimin e djalit të pretendentit për president, demokratit Joe Biden./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.