PARIS, 6 nëntor /ATSH-AFP/ Ikona e kinemasë franceze, Catherine Deneuve, 76 vjeçe, pësoi një goditje ishemie shumë të kufizuar dhe për këtë arsye të shërueshme, njoftoi familja e saj sot.
“Fatmirësisht, ajo nuk ka kufizime motorike dhe duhet ta marrë veten me pak kohë pushim”, bëri të ditur po i njëjti burim, duke shtuar se ylli i kinemasë është shtruar në një spital të Parisit, por pa dhënë saktësime të mëtejshme.
E bërë e njohur nga “Çadrat e shiut të Sherburgut” të Jacques Demy, në vitin 1964, ajo ka luajtur përkrah regjisorëve më të mëdhenj, që nga Roman Polansky, te Luis Bunuel, André Téchiné dhe Lars Von Trier./ /ervo/r.e/