Spiropali: Tirana, model dhe pararojë në fuqizimin të grave në politikë

TIRANË, 5 nëntor /ATSH – I. Vata/-  “Tirana, si model dhe pararojë në betejën për fuqizimin e grave dhe vajzave në politikë”, tha sot koordinatorja e Partisë Socialiste për Tiranën,  Elisa Spiropali.

Spiropali ka vënë theksin te roli i përfaqësimit të barabartë në gjithë strukturat e drejtuese.

“Një takim me Asamblenë e Forumit të Gruas të Tiranës, ku mes zonjave të shkëlqyera artiste, deputete, akademike, diskutuam për rolin e mëtejshëm të PS në nxitjen e përfaqësimit të barabartë në gjithë strukturat e drejtuese”, shprehet ajo.

Spiropali shprehet se “duke filluar nga rrjeti i nënkryetareve gra të bashkive, e deri tek nisma  “Edhe Një”, kemi treguar që mundësitë e barabarta janë në ADN e familjes sonë politike”.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.