SHANGAI, 5 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron foli sot për një marrëveshje tregtare mes Kinës dhe SHBA-së “që ruan interesat e vendeve të tjera”, për të filluar nga ato të Bashkimit Europian, partneri i parë ekonomik i Pekinit.
Gjatë një fjalimi para Panairit të dytë Ndërkombëtar për importet e Kinës, presidenti francez dënoi, pa përmendur emrin e homologut amerikan, Donald Trump, përdorimin me veprim të njëanshëm të armës tarifore.
“Lufta tregtare sjell vetëm humbës”, theksoi ai duke zbuluar se përballja Kinë-SHBA kishte ndikuar në rritjen botërore.
Dy fuqitë e mëdha botërore përballen që prej një viti e gjysmë me tarifa të ndërsjella doganore, por shpresojnë të arrijnë në një marrëveshje në nëntor./ /ec/ a.jor.
